Protestues, kalimtarë dhe efektivë/ Dhuna në protestën e djeshme, 65 persona përfundojnë në spital
18 October 2026, 11:29 / AKTUALITET
65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor në Tiranë, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit. Sipas informacionit të bërë publik, 37 prej të lënduarve janë punonjës të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur.
Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
272 të lënduar në pesë ditë protestash
Bilanci i pesë ditëve të protestave shkon në 272 persona të lënduar. Nga këta, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
