Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!
Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.
Moderatorja e njohur ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se Shqipëria nuk i përket asnjë qeverie, partie apo grupimi politik.
Në një moment kur kryeqyteti po përjeton protesta të ashpra dhe ndërhyrje të shumta policore, deklarata e saj merr një domethënie të veçantë politike, pasi vë në diskutim idenë se pushteti mund të vendoset mbi interesin e qytetarëve.
“Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!
Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.
Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi.
Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve!
Na mbro, o Zot!”, shkruan Alketa Vejsiu.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
