Sërish tensione te Ministria e Arsimit, hidhet gaz lotsjellës, afrohet autoboti
18 October 2026, 13:53 / AKTUALITET
Tensione janë regjistruar sërish pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Situata para institucionit është përshkallëzuar gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, të cilët vijojnë të qëndrojnë në rrugë në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë shoqëruar edhe në ditët e mëparshme me hedhje gurësh, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion.
Protestat e të rinjve kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa kërkesat e tyre lidhen me ndryshimet në vend dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Tubimet janë shoqëruar me tensione të përsëritura, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
