Skandaloze/ Protestuesja humb ndjenjat, policia hedh sërish gaz lotsjellës ndaj saj dhe turmës
18 October 2026, 16:18 / AKTUALITET
Incidentet nuk ndalen në protestën e gjashtë të studentëve kundër qeverisë.
Një i tillë sapo ka ndodhur, teksa një protestuese nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë përtokë.
Menjëherë është thirrur ambulanca, për të arritur në vendngjarje dhe për të dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Ajo që është më skandaloze është fakti, që pavarësisht se një protestueseje i ka rënë të fikët, sërish është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës, ku ndodhej edhe gruaja.
Policia hodhi gaz lotsjellës masiv për të shpërndarë protestuesit. Por këta të fundit, ende janë në bulevard dhe vazhdojnë rebelimin ndaj qeverisë.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
