Qëlloi me armën e shërbimit ndaj tre vëllezërve në Kamëz, del foto e oficerit të Policisë Ushtarake

Selam Islamaj, Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj janë tre vëllezërit ndaj të cilëve është qëlluar me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne, në Bathore. Ata janë përfshirë në një konflikt me shtetasin Ngushëllim Manzi, i cili qëlloi me armë zjarri.
Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit Ngushëllim Manzi dhe tre vëllezërve, Selam Islamaj, Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj, konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë, shtetasi Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit Nazmi Islamaj, 48 vjeç, dhe Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
Njoftim për shtyp - Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit Ngushëllim Manzi dhe tre vëllezërve, Selam Islamaj, Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj, konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë, shtetasi Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit Nazmi Islamaj, 48 vjeç, dhe Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
