Raporti: Skandali "pagesë për ndikim" që përfshin aleatë të Trumpit trondit Shtëpinë e Bardhë

Një skemë e supozuar “pagesë për ndikim” ka shkaktuar trazira në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë përballë njëri-tjetrit aleatët e presidentit Donald Trump dhe duke çuar në nisjen e një hetimi presidencial, thuhet në një raport të ri gazetaresk.
Trump ka urdhëruar hetim për të përcaktuar nëse një nga aleatët e tij ka përvetësuar paligjshmërisht një donacion të madh që synohej për “Qendrën Kennedy”, ka raportuar të hënën portali “Axios”.
Në qendër të çështjes është një udhëzim i supozuar nga Richard Grenell, ish-drejtues i “Qendrës Kennedy “, drejtuar biznesmenit turk, Turhan Mildon, në majin e kaluar. Grenell dyshohet se i ka kërkuar Mildonit t’i transferonte rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology” me seli në Hjuston – nga të cilat rreth 6 milionë dollarë do të shkonin për qendrën e arteve skenike.
“Sapo paratë të mbërrijnë në kompani këtu, unë do të organizoj donacionin për ‘Qendrën Kennedy ‘, dhe ju do të merrni pjesë në evente VIP dhe do të krijoni afërsi me administratën, madje edhe me vetë presidentin”, thuhet në një mesazh të dërguar nga Grenell, sipas portalit “Axios”.
Bashkëshortja e Mildonit, Alina Habba, e cila ka shërbyer si prokurore federale në Nju Xhersi, ka pretenduar se “Qendra Kennedy” nuk e ka pranuar kurrë donacionin. Grenell, i cili shërben si i dërguar i posaçëm presidencial, e ka mohuar dërgimin e mesazhit dhe i ka quajtur të rreme akuzat ndaj tij.
Kur u kontaktua nga “Axios”, Grenell nuk ka pranuar të komentonte, ndonëse më herët i kishte thënë portalit se akuzat ndaj tij ishin “absurde”.
“Nuk kam kërkuar kurrë që asnjë qindarkë të dërgohet diku tjetër me pretendimin se ishte për ‘Qendrën Kennedy’, dhe nuk kam marrë asnjë pagesë prej tij”, ka thënë ai. “Le të sjellë prova për atë që thotë, në vend që të bëjë këto akuza absurde”.
“The Independent” i ka dërguar email Shtëpisë së Bardhë dhe Mildonit, si dhe ka tentuar të kontaktojë Habban dhe Grenellin për koment.
Mildon ka thënë se ka më shumë se një vit pa e ditur se “Qendra Kennedy” nuk e kishte marrë donacionin e tij, ka raportuar “Axios”. Një pjesë tjetër e parave ishte destinuar për marrëveshje në Republikën Demokratike të Kongos, detajet e sakta të së cilës mbeten të paqarta.
Më pas, më 9 tetor, Habba iu afrua Trumpit në Zyrën Ovale dhe akuzoi Grenellin se kishte mashtruar bashkëshortin e saj, duke e shtyrë të paguante miliona për një donacion që nuk u realizua kurrë.
Megjithatë, shuma e përmendur nga Habba duket se ka ndryshuar. Fillimisht ajo pretendoi se donacioni i destinuar për qendrën e arteve skenike arrinte në 17 milionë dollarë, ndërsa duket se bëhej fjalë për 5.6 milionë dollarë.
“Ajo nuk i kishte gjërat të qarta”, ka thënë për median një zyrtar i administratës, i cili kërkoi të mbetej anonim. “Ajo hyri aty e papërgatitur, pa pasur të gjitha faktet, duke bërtitur se Grenelli po vidhte. Dhe faktet vazhdojnë të ndryshojnë… Kjo nuk do të thotë se Ric është jashtë rrezikut. Kjo duket vërtet e dyshimtë”.
Pasi dëgjoi ankesën e Habbas, Trumpi thirri në zyrë këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, dhe i kërkoi ta hetonte çështjen. Më pas, të dy telefonuan Grenellin, i cili i ka hedhur poshtë akuzat. “Nuk ka asnjë mundësi që kjo të jetë e vërtetë. Është çmenduri”, u ka thënë Grenelli atyre, sipas “Axiosit”.
Avokatët e Mildonit dorëzuan javën e kaluar dokumente në Shtëpinë e Bardhë për shqyrtim.
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
