Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

20 October 2026, 11:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë

Protestuesit kanë refuzuar thirrjen për dialog të përcjellë nga drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa, duke vijuar qëndrimin para Kryeministrisë. Studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetarë të tjerë janë stacionuar përpara godinës së qeverisë, ku po përsërisin thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

“Arrestoni Ramën!” është një nga sloganet që dëgjohen poshtë zyrës së kryeministrit, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe lirimin e studentëve të ndaluar.

Mes thirrjeve të tyre dëgjohet gjithashtu “Pa rini nuk ka Shqipëri”, me protestuesit që vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë dhe të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.

 

 

Po ndodh...