Protesta para Politeknikut, pedagogia mesazh klasës politike: Rinia foli, duhet t’i thërrisni arsyes

Pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit janë bashkuar në protestën para Korpusit Universitar në Tiranë, në shenjë mbështetjeje për studentët që prej ditësh po protestojnë në kryeqytet. Një prej pedagogeve të pranishme, Taulanda Jupi i ka përcjellë një mesazh klasës politike, duke theksuar se reagimi i të rinjve duhet të merret seriozisht dhe se është koha që politika të reflektojë.
“Ju falënderoj për atë që po bëni, për transmetimin e asaj që po ndodh në protestë. Sot pedagogë nga të gjitha universitetet kanë ardhur për të treguar mbështetjen ndaj studentëve. Këto ditë kanë qenë të vështira për të gjithë”, u shpreh pedagogia.
Ajo theksoi se studentët kanë nevojë për mbështetje dhe se mobilizimi i tyre është një përgjigje ndaj pyetjes së ngritur ndër vite se ku është rinia.
“Nëse gjithë këto vite kemi thënë ‘ku është rinia’, kjo është dita kur çdo pedagog, arsimtar apo qytetar nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga ky kryeministër”, deklaroi ajo.
Në mesazhin e saj, pedagogia iu drejtua gjithashtu klasës politike, duke kërkuar reflektim dhe angazhim institucional përballë situatës së krijuar.
“Politika duhet t’i thërrasë arsyes. Jo vetëm kryeministri. Kemi një parlament që ka pushuar së ekzistuari. Ata duhet të marrin nismat e tyre në Kuvend”, u shpreh ajo. Pedagogët e pranishëm kanë shprehur kështu mbështetjen e tyre për studentët, ndërsa protesta vijon në Tiranë.
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
