Lëvizjet diktatoriale, Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç

20 October 2026, 09:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Lëvizjet diktatoriale, Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke e lidhur këtë nismë me nevojën për të frenuar kërcënimet dhe agresionin në internet, që sipas tij cenojnë qetësinë e familjeve.

"Është koha t’i japim përgjigje pyetjes sesi do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç dhe sesi do ta adresojmë gjithë këtë masë agresorësh që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin erëzin e qetësinë familjeve", tha ai.

 

Po ndodh...