Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

Qeveria ka miratuar pa humbur kohë vendimin për shpërblimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar në vijën e parë të përballjes me protestuesit, gjatë protestave të dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve, që kanë hyrë në ditën e shtatë.
Sipas vendimit, 2,750 efektivë të policisë do të përfitojnë nga 2500 euro secili, në vlerësim të angazhimit të tyre gjatë përballimit të situatës së krijuar nga protestat.
Më herët sot, gjatë një takimi me trupën e policisë në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin për shpërblimin e efektivëve, duke vlerësuar rezistencën dhe sakrificën e tyre përballë situatës së tensionuar.
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shoqëruar prej shtatë ditësh me përplasje të forta me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe akte dhune e dëmtime ndaj institucioneve dhe ambienteve publike në kryeqytet.
(A2 Televizion)
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
