7 të lënduar nga protesta, mes tyre një i mitur, gazetar dhe kalimtarë

19 October 2026, 21:30 / AKTUALITET ALFA PRESS
7 të lënduar nga protesta, mes tyre një i mitur, gazetar dhe

310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej 13 tetorit, në lidhje me protestat e zhvilluara në vend.

Në bilancin e fundit, të publikuar për gjendjen deri në orën 21:00 të datës 19 tetor, raportohet se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur katër kalimtarë për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej tyre, përfaqësues i një medieje ndërkombëtare, është larguar nga spitali pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Sipas njoftimit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër i lënduar është larguar pas marrjes së mjekimit, ndërsa dy kalimtarë vijojnë t’u nënshtrohen ekzaminimeve.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre persona: një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias. Të tre raportohen në gjendje shëndetësore stabël.

Po ndodh...