Avokatja Alesia Balliu denoncon ndalimin e disa të miturve në Komisariatin Nr. 4: Boll terrorit policor!

19 October 2026, 19:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Avokatja Alesia Balliu denoncon ndalimin e disa të miturve në

Avokatja Alesia Balliu ka ngritur alarmin për ndalimin e disa të miturve, të cilët, sipas saj, po mbahen në ambientet e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.

“Jam përballë Komisariatit Nr. 4, ku policia ka ndaluar disa të mitur dhe po i mban në komisariat, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të tyre.

Policia nuk është mbi ligjin! Askush nuk ka të drejtë të shkelë të drejtat e të miturve. Kërkoj lirimin e tyre sa më parë dhe respektimin e plotë të garancive ligjore!

Boll terrorit policor!”, deklaron avokatja Alesia Balliu

 

Po ndodh...