Sindikata e Pedagogëve në mbështetje të studentëve, nesër marshim para Universitetit Politeknik: Dhuna policore nuk po njeh humanizëm

19 October 2026, 17:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sindikata e Pedagogëve në mbështetje të studentëve,

Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë lajmëron se nesër do të zhvillojë një marshim solidariteti me studentët, në sheshin para Universitetit Politeknik, nën moton “stop dhunës ndaj studentëve".

SPUSH thotë se ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh, sot në ditën e shtatë, duke ndjekur me shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore.

"Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh. Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor.

Në këto kushte ju ftojmë: të martën, datë 20 tetor 2026, ora 10:00, në një marshim solidariteti me moton “ STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE ”, Sheshi para Universitetit Politeknik - UPT.

Pjesëmarrja jonë është detyrim qytetar e njerëzor e në funksion të mbrojtjes së jetës së studentëve e shtrimit të një rruge për dialog. Një pjesëmarrje sa më e madhe tregon se elitat reale ekzistojnë dhe janë në pozicionin që u takon në të mirë të kombit tonë", thuhet në deklaratë.

Po ndodh...