Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për…

19 October 2026, 21:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e

Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer menjëherë pas kësaj.

Kujtojmë se në Spitalin e Traumës trajtohen personat e lënduar gjatë protestave, efektivët e policisë, si dhe pacientët që paraqiten për raste urgjente, përfshirë aksidentet apo plagosjet nga të shtënat me armë zjarri.

Fiken dritat te Trauma, i gjithë spitali pa drita Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për rreth dy minuta, e gjithë struktura ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer. https://t.co/5XxCudTsxC

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 19, 2026

Po ndodh...