UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka denoncuar episode të tjera dhune dhe pengimi ndaj gazetarëve gjatë protestave të zhvilluara mbrëmjen e 19 tetorit në Tiranë, duke kërkuar hetimin e rasteve dhe marrjen e masave ndaj punonjësve të policisë përgjegjës.
Sipas njoftimit të UGSH-së, gazetari Armand Bajrami është goditur në shpatull nga një plumb gome, teksa raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bajrami ka bërë me dije se plumbi i gomës e ka prekur tangencialisht dhe se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Një incident i ngjashëm raportohet edhe ndaj një operatori të televizionit Klan, i cili gjithashtu është goditur nga një plumb gome. Probleme gjatë raportimit janë hasur edhe nga gazetarët Elkier Bushkolaj dhe Julian Hoxhaj. Sipas Unionit, ky i fundit është tërhequr zvarrë nga punonjës policie, ndërsa ndërhyrja e kolegëve të tjerë gazetarë ka bërë të mundur lirimin e tij.
Reagimi i UGSH:
Reagim Dite i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Episode të tjera dhune ndaj gazetarëve nga punonjës policie në Tiranë
Tiranë më 19.10.2026
Episode të tjera pengimi, shtyrjeje dhe ndalim filmimesh për reporterët janë raportuar gjatë mbrëmjes së sotme pranë Zyrës Informuese të UGSH. Sipas këtyre njoftimeve, kolegu Armand Bajrami ka pësuar goditje në shpatull nga një plumb gome, ndërsa po raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas kolegut Bajrami plumbi e ka prekur tangencialisht dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që goditje të njëjtë ka pësuar edhe një operator i Tv Klan.
Incidente në raportim ka pasur edhe ndaj reporterit Elkier Bushkolaj si dhe Julian Hoxhaj, i cili është tërhequr zvarrë nga punonjës policie, duke shkaktuar reagimin dhe ndërhyrjen e kolegëve të tjerë gazetarë të pranishëm, duke u lënë i lirë.
Nga raportimet e degëve dhe kordinatorëve të UGSH-së në nivel vendi, këto kanë qenë episodet e një mbrëmjeje më parë dhe gjatë ditës së sotme.
UGSH i denoncon këto akte dhe sjellje policore ndaj kilegëve. Kërkojmë nga auoritetet drejtuese të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm si dhe nga struktura e Agjencisë së Mbrojtjes Policore hetimin e rasteve dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj këtyre shkeljeve dhe tejkalimeve ligjore nga punonjësit e policisë.
UGSH njëkohësisht vëren, se në disa raste, nëpër rrjetet sociale qarkullojnë dhe pasazhe audiovizive ku konstatohen shkelje të Kodit të Etikës dhe tejkalim të rolit dhe detyrës si reporter apo gazetar në raportim. Misioni dhe detyra jonë profesionale dhe publike konsiston në raportim kurajoz, të pakufizueshëm dhe në liri dhe sipas parimeve profesionale.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
