Nën hetim për abuzime me tenderat, Balluku shkon në SPAK

20 October 2026, 09:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Nën hetim për abuzime me tenderat, Balluku shkon në SPAK

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Ballukut i është njoftuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri më janar të 2027-ës. 

Balluku akuzohet për Shkelje e barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë: Për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).

Po ashtu ajo akuzohet dhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash).

Po ndodh...