Mbi 1100 pedagogë peticion/ Dhuna mizore ndaj të rinjve, pedagogët mblidhen para Universitetit “Politeknik”
20 October 2026, 10:35 / AKTUALITET

Siç edhe paralajmëruan pedagogët janë mbledhur në mbështetje të studentëve. Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë ndërsa shprehin qëndrimet e tyre pro studentëve.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.
Organizimi i tyre ka nisur para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjithashtu nga ana e pedagogëve është bërë edhe një peticion, ku bëhet thirrje që të dëgjohen kërkesat e studentëve.
Më herët në një njoftim publik, sindikata shprehu shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore.
Po ndodh...
Elitat heshtin, Rama bën pazare, shqiptarët paguajnë!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
