Universitetet në bojkot! “Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne!”, studentët shpalosin banderolën te Politekniku
21 October 2026, 11:04 / POLITIKË

“Rroftë rinia e lirë, fundi i Katovicës. Sot vendosim ne!” është mesazhi i banderolës së shpalosur sot nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku ka nisur protesta e tyre, e mbështetur edhe nga pedagogët.
Tubimi zhvillohet ndërsa Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe kërkesat e tyre.
Studentët kundërshtojnë dialogun e propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Pedagogët i janë bashkuar protestës në mbështetje të të rinjve, ndërsa bojkoti i shpallur nga sindikata vijon deri në një njoftim të dytë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
