“Fëmijë me kapuç të verbër dhe të manipuluar”/ Rama vijon fyerjet ndaj të rinjve: Vandalë të vegjël, jo heronj të lëvizjes!

21 October 2026, 12:30 / POLITIKË ALFA PRESS

“Fëmijë me kapuç të verbër dhe të

“Fëmijë me kapuç të verbër dhe të

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka akuzuar sërish mediat. Ndërsa në sheshin te Kryeministri studentë pedagogë protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se është pro një proteste paqësore, por megjithatë nuk kujton se qytetarët protestuan paqësisht për më shumë se 130 ditë dhe nuk morën asnjë reagim, por vetëm akuza.

Ditën e sotme Rama tha se kanë pasur informacion për të provokuar një tjetër “21 Janar”, ndërsa qeveria vazhdon të mos reflektojë përballë protestave studentore dhe revoltës së të rinjve kundër qeverisë.

“Dialogu shkëmbimi i ideve, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja që mund të na shërbejnë sic na shërbyen në protestën e 2018 paqësore, jo një protestë e disa që përpara se të jenë pedagogë janë flamurtarë të një partie opozitare. Nga protesta e 2018 në nxorëm mësime. Edhe pse ka plot akoma për të bërë dhe ne po punojmë për çfarë është hapi tjetër në momentin kur kjo histeri të ja lërë hapin logjikës. Sepse nëse ka një garë për të qenë kritika ndaj qeverisë, apo administratës jam gati për të hyrë në garë. Me të gjithë kritikët e arsyeshëm , por nuk kam asgjë për të ndarë me kritikët e mediave tradicionale që nxisin dhunë. Nuk ka ekrane që të nxisin dhunën dhe të mos distancohen nga dhuna.. Në Itali ka një emër për ata që bëjnë dhunë, vandalët e vegjël ndërsa këtu janë heronjtë e lëvizjes. Kemi qenë të vetëdijshme sepse kemi pasur informacione edhe për të provokuar një tjetër 21 janar dhe për të provuar mbrojtësin  e institucioneve duke krijuar një larg qoftë 21 janar. Kemi neutralizuar në sulm me dron ndaj Kryeministrisë. Ka qenë një vijë e kuqe shumë  e qartë për të gjithë. Edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi, janë të verbër të manipuluar. Është e frikshme të shikosh se si nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë zërin e shoqërisë përballë qeverisë, akuzojnë policinë e shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5”, tha Rama.

 

 

Po ndodh...