Stavro Pilo shënon golin e parë në Evropë ndaj Cityt: Nuk mund të jem i lumtur pas humbjes 5-1

21 October 2026, 16:27 / SPORT ALFA PRESS

Stavro Pilo shënon golin e parë në Evropë ndaj Cityt: Nuk

Pasi i shënoi gol Manchester Cityt në humbjen 5-1 të AEK në Champions, mbrojtësi kuqezi, Stavro Pilo foli për mediat.

 “Nuk mund të jem i lumtur për golin tim të parë në Evropë. Por tani duhet të shohim ndeshjen e radhës në kampionat, pasi aty kërkojmë që të arrijmë diçka.

“E vërteta është se ishim konkurrues.

 U përpoqëm të luftonim duke ndërtuar lojën dhe duke bërë lojën tonë.

Në ndeshje si kjo, detajet kanë rëndësi dhe duhet të jesh 110% i përqendruar. E dinim që ishte shumë e vështirë”.

Po ndodh...