Protestat në Shqipëri, kongresmeni amerikan në krah të qytetarëve: Qeveria të ulë tensionet
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë në Shqipëri, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare uljen e menjëhershme të tensioneve dhe ndalimin e përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë.
Në një postim në platformën X, përfaqësuesi republikan i distriktit të 17-të të Nju Jorkut thotë se ka marrë mesazhe shqetësimi nga qytetarë shqiptaro-amerikanë që jetojnë në zonën e tij elektorale. Sipas tij, ata janë të alarmuar për situatën në Shqipëri dhe pasojat që zhvillimet e fundit mund të kenë për të ardhmen e demokracisë në vend.
Lawler shprehet se solidarizohet si me zgjedhësit e tij shqiptaro-amerikanë, ashtu edhe me popullin shqiptar, duke theksuar se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur lirisht mendimet duhet të garantohet nga çdo qeveri demokratike.
Ai vë në dukje se ky detyrim është veçanërisht i rëndësishëm për vendet anëtare të NATO-s, të cilat duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tyre.
“Çdo qeveri, veçanërisht demokracitë dhe aleatët e NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre”, shkruan kongresmeni amerikan, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të veprojë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për t’i dhënë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
