Egnatias i shpëton fitorja nga duart në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia ka dalë me një barazim 1-1 nga transferta ndaj Aarhusit në Danimarkë, duke vijuar serinë pozitive në aventurën europiane.
Kampionët e Shqipërisë patën mundësinë të largoheshin me tri pikë, por pavarësisht avantazhit dhe epërsisë numerike për një pjesë të gjatë të takimit, nuk arritën të ruanin rezultatin deri në fund.
Skuadra rrogozhinase e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 13-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Adjesa asistoi për Grudën, i cili u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar, duke dërguar topin në rrjetë.
Situata u përmirësua edhe më shumë për Egnatian pas daljes me karton të kuq të Kahl, në minutën e 30-të, pasi ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Grudës, që po avanconte drejt portës.
Me një lojtar më shumë, miqtë patën hapësira për të kërkuar golin e dytë, por rastet e krijuara nga Gruda dhe Kryeziu nuk u konkretizuan.
Pjesa e dytë solli një tjetër histori. Aarhusi reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 49-të Bogere riktheu baraspeshën, duke shfrytëzuar momentin e vështirë të skuadrës shqiptare.
Pas golit të pësuar, Egnatia u hodh sërish në sulm, me Grudën që provoi disa herë me kokë, por pa sukses përballë portierit vendas.
Në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi. Egnatia siguroi një pikë në transfertë, duke ruajtur ecurinë pa humbje në Europë.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
