Mourinho: Jemi gati për El Clasicon, nuk është një ndeshje e zakonshme kampionati

22 October 2026, 23:45 / SPORT ALFA PRESS

Mourinho: Jemi gati për El Clasicon, nuk është një ndeshje e

Real Madridi mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Leipzig në Champions League, por José Mourinho e ka kthyer menjëherë vëmendjen te sfida e së dielës kundër Barcelonës. Trajneri portugez vlerësoi Bernardo Silvën dhe Vinicius Juniorin, ndërsa shprehu pakënaqësi për golin e pësuar nga Thibaut Courtois.

“Bernardo është një lojtar i madh. Kishte shumë kohë pa e nisur një ndeshje si titullar, por e meritonte këtë mundësi. Ai zhvilloi një ndeshje fantastike. Nuk më pëlqeu vetëm goli që pësuam. Courtois nuk e meritonte ta mbyllte ndeshjen kështu. Ai bëri dy pritje të jashtëzakonshme dhe shokët e skuadrës ia prishën mbrëmjen”, u shpreh portugezi.

Mourinho foli edhe për Vinicius Juniorin, duke e mbrojtur pas zëvendësimit.

“Ai bëri një ndeshje të mirë taktikisht, ndihmoi në mbrojtje dhe mbylli hapësirat. Madje, mund të kishte shënuar një gol të mrekullueshëm. Si trajner, jam i kënaqur me paraqitjen e tij”, theksoi ai.

Por vëmendja tashmë është te El Clásico. Mourinho e pranon se përballja me Barcelonën është e veçantë dhe se koha për rikuperim është e kufizuar.

“Për El Clásicon nuk ka një shkallë besimi nga zero në dhjetë. Është një ndeshje tjetër kampionati, por të thuash se është si gjithë të tjerat do të ishte gënjeshtër. Po humbasim 24 orë pushim, por do të jemi gati”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Po ndodh...