Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

22 October 2026, 23:17 / POLITIKË ALFA PRESS
Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve?

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaron se nuk ka një urdhër nga kryeministri Edi Rama për një valë shkarkimesh të drejtorëve në varësi të ministrive të ndryshme.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gonxhja la të hapur mundësinë që drejtorë të caktuar t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit, por sipas tij, nuk mund të ketë shkarkime kolektive.

“Nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë urdhër apo kërkesë nga kryeministri që ministrat të shkarkojnë drejtorët e varësisë. S’ka një valë shkarkimi të drejtorëve sepse do ishte edhe jo normale kolektive”, tha Gonxhja.

“Mund të ketë ndryshime, mund të ketë njerëz që kalojnë në faza të caktuara vlerësimi, testimi, për pozicione të rëndësishme, për sektorë të rëndësishëm, ku luhen fatet e vendit”, vijoi ai.

Më herët burime pranë qeverisë bënë me dije për A2CNN se shefi i qeverisë synon që të nisë reflektimin me drejtorët që janë në varësi të disa ministrive. Nga kjo valë shkarkimesh Rama ka kursyer drejtorët e policisë, arsimit dhe spitaleve, policia, arsimi dhe shëndetësia. (A2 Televizion)

Po ndodh...