I dogjën makinën 50-vjeçares, arrestohen dy persona në Vlorë, njëri dyshohet si porositës

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në djegien e qëllimshme të një automjeti në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ndodhi më 22 shtator 2026 dhe fillimisht u raportua si aksidentale, për shkak të një defekti teknik në motorin e makinës.
Policia bën me dije se ngjarja është zbardhur në kuadër të operacionit të koduar “Order”, të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Në pranga kanë rënë R. K., 33 vjeç, dhe T. K., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet se 33-vjeçari R. K. ka porositur 36-vjeçarin T. K. për djegien e automjetit në pronësi të një 50-vjeçareje, banuese në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20 të datës 22 shtator, në lagjen “1 Maji”. Pas veprimeve hetimore, policia arriti të zbulojë se zjarri nuk ishte shkaktuar nga një defekt teknik, por ishte vënë qëllimisht.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
