“Me talentin tënd e bëre më të madh klubin e jetës”/ Joan Laporta përulet ndaj Lionel Messit
Lionel Messi u kthye në Spanjë për të marrë pjesë në një ceremoni nderimi, ‘Princesha e Asturias’ për sportet.
Një moment nga i cili përfitoi edhe presidenti i Barcelonës Joan Laporta që bëri urimin e tij ndaj argjentinasit, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te katalanasit duke dhënë edhe një mesazh emotiv në drejtim të 39 vjeçarit.
‘Urime Leo për fitoren e çmimit Princesha e Asturias për Sportet, një vlerësim i merituar për trajektoren tënde futbollistike dhe humane. Me talentin tënd dhe kontributin tënd për të bërë Barcelonën një klub akoma më të madh, klubin e jetës tëndë, dje, sot e përgjithmonë. Messi dhe Barcelona, Barcelona e Messi, një histori suksesi e ndarë me të gjithë ne që ndihemi krenarë dhe që dëshirojmë që kjo të jetë e përjetshme-shkruante Laporta në rrjetin social X.
Më pas Laporta foli në një intervistë për televizionin spanjolle për të folur për impaktin që ka pasur Lionel Messi te Barcelona.
“Me ardhjen e Messit u krijua një lidhje e jashtëzakonshme mes një futbollisti unik dhe një klubi që ka një identitet futbollistik që i përshtatej për mrekulli Messit”-tha Laporta.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
