Rama blindon kryeministrinë, 1500 efektivë policie dhe disa autobote me ujë vendosen në bulevard

24 October 2026, 11:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama blindon kryeministrinë, 1500 efektivë policie dhe disa autobote

1500 efektivë policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e lajmëruar nga të rinjtë.

Rreth Kryeministrisë janë vendosur edhe disa autobote me ujë që pritet të përdoren kundër protestuesve nëse do të ketë akte dhune.

Bëhet me dije se Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa ftesa e tij e pestë për dialog është refuzuar sërish, pasi disa protestues kanë hequr jastëkët e vendosur jashtë godinë së qeverisë dhe letrat me mbishkrimin dialog.

Rreth orës 14:00 pritet të nisë protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilëve do t’u bashkohen edhe pedagogët.

Po ndodh...