Tavolinë prej guri dhe shilte para Kryeministrisë/ Rama përgatit “tryezën e dialogut”, studentët përgatiten të mbushin sheshin

24 October 2026, 08:40 / POLITIKË ALFA PRESS
Tavolinë prej guri dhe shilte para Kryeministrisë/ Rama përgatit

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka vendosur sërish jashtë ambienteve të Kryeministrisë ftesat për dialog.

Sipas pamjeve, këtë herë kryeministri ka vendosur një tavolinë prej guri, mbi të cilën ndodhen ftesat ku shkruhet “Dialog”. Rreth saj, në vend të karrigeve, janë vendosur shilte të kuqe dhe jeshile.

Ndërkohë, kujtojmë se studentët i kanë refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për dialog, ndërsa kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e tij.

Po ndodh...