Dogjën “jastëkët e dialogut”, Rama u përgjigjet protestuesve: Mëma e dhunës, Partia Demokratike

24 October 2026, 15:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Dogjën “jastëkët e dialogut”, Rama u përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra pas episodeve të dhunës gjatë protestës së opozitës në Tiranë, duke akuzuar Partinë Demokratike për nxitjen e përplasjeve dhe akteve të shkatërrimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi PD-në si “mëma e dhunës”, duke pretenduar se persona të maskuar, të cilët sipas tij janë paraqitur si studentë, janë përfshirë në aktet e dhunshme të ditëve të fundit.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama. 

Po ndodh...