Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit
24 October 2026, 17:09 / AKTUALITET

Gjatë protestës në Tiranë, protestuesit i kanë vënë flakën njërës prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Mjedisit, duke shkaktuar djegien e derës së institucionit. Flakët janë shuar pas disa minutash.
Më herët, situata është tensionuar edhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë bllokuar qarkullimin rrugor.
Ndërkohë, grupe protestuesish janë shpërndarë në disa pika të kryeqytetit, përfshirë zonën pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshit “Skënderbej”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
