Protestuesit ‘zbarkojnë’ te selia e PS, hedhin mjete piroteknike

24 October 2026, 19:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protestuesit ‘zbarkojnë’ te selia e PS, hedhin mjete

Tensionet e protestës në Tiranë janë shtrirë edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, e cila është sulmuar me fishekzjarrë nga protestuesit.

Ndërkohë, pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Ndryshe nga protesta e mëparshme, kur drejtori i IMT-së, Rigers Sheqeri, u pa pranë selisë së PS-së duke mbajtur një shkop dhe duke u përfshirë në mbrojtjen e godinës, këtë herë ai nuk është konstatuar në zonë.

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa më herët janë raportuar edhe djegie të koshave të mbeturinave dhe incidente në disa akse të Tiranës.

Po ndodh...