Dhuna brutale e policisë e la pa ndjenja, protestuesi në gjendje të rëndë te Trauma

24 October 2026, 22:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhuna brutale e policisë e la pa ndjenja, protestuesi në gjendje

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga ndërhyrja brutale e policisë, pas mësymjes së kësaj të fundit ndaj protestuesve. Zotëria shihet pa ndjenja në tokë si pasojë e dhunës brutale të policisë në kokë, ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për ta dërguar në spital.

Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë te spitali i Traumës. Policia ka ndërhyrë në mënyrë barbare, duke dhunuar protestuesit edhe duke i lënë të plagosur rëndë. 

Po ndodh...