Familja e Erjonit nxjerr bllof propagandën e Ramës: E dërguam me kursimet tona në Itali

Propaganda shtetërore rreth trajtimit mjekësor të 28-vjeçarit të plagosur në sy u rrëzua përballë të vërtetës lakuriq: shteti e la pas dore, ndërsa e gjithë barra financiare dhe organizative për kurimin e tij jashtë vendit u përballua plotësisht nga vetë familja.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit nxituan të ambalazhojnë ngjarjen me pretendime pompoze për "kujdes" e "operacion humanitar", ky reaksion nuk ishte gjë tjetër veçse një tentativë e ultë për të mbuluar përgjegjësinë institucionale me shfaqje mediatike. Të përvetësosh meritën e shpëtimit të një të riu kur çdo cent doli nga xhepat e prindërve dhe të afërmve të tij është kulmi i hipokrizisë politike dhe një fyerje e hapur ndaj sakrificës së familjes.
Kjo ngjarje nxjerr në pah degradimin e plotë të Policisë së Shtetit, e cila në vend që të mbajë llogari për rrethanat se si u dëmtua rëndë një qytetar, zgjodhi rrugën e mbrojtjes së vetvetes dhe shpëlarjes së duarve përmes gjuhës burokratike.
Në vend të llogaridhënies dhe reagimit me dinjitet, organi i rendit funksionon si një armatë që mbron imazhin e pushtetit dhe jo jetën apo shëndetin e njerëzve. Historia e këtij 28-vjeçari nuk është asnjë fitore apo arritje shtetërore, por dëshmi e gjallë e një sistemi që të lëndon, të braktis kur ke më shumë nevojë dhe më pas përpiqet ta përdorë fatkeqësinë tënde për propagandë politike.

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
