VIDEO/ Protestuesit thyejnë 'karriget e dialogut' para Kryeministrisë, iu vendosin flakën
25 October 2026, 16:01 / POLITIKË
Protesta e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Pasi kanë mbërritur në shesh, situata ka shënuar momente të reja tensioni. Protestuesit kanë marrë dhe kanë thyer “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, duke u vënë më pas flakën atyre në mes të rrugës.
Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri në zonë për të monitoruar zhvillimet e mëtejshme dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Policia deri më tani nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka patur asnjë përplasje me protestuesit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
