Petrit Çakraj në burg për vrasjen e Renis Dobrës, i biri arrestohet me kokainë, tentoi të përplasë efektivët për të shpëtuar

14 August 2026, 20:47 / AKTUALITET ALFA PRESS
Petrit Çakraj në burg për vrasjen e Renis Dobrës, i biri

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, pak ditë më parë ndërmorën  një aksion për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në Tiranë, ku në pranga përfunduan disa persona. Mes të arrestuarve është djali Petrit Çakrajt, i cili ndodhet prej afërsisht një viti në qeli për vrasjen e të riut Renis Dobra.

Mësohet se Siciljan Çakrajt, është kapur me doza kokaine në zonën e Astirit. Ndërsa në momentin që i janë afruar forcat policorë ai ka tentuar që të përplaste efektivët në përpjekje për t’u larguar.

Por ai nuk ka mundur që të largohet, ndërsa është arrestuar. Nesër pritet që 20-vjeçari do të dalë nesër përpara Gjyakatës oër tu njohur me masën e arrestit.

Vrasja e Renis Dobrës dhe roli i tij

Roli i Petrit Çakrajt alias Hoxha vrasajen e Renis Dobrës, është sigurimi i automjeteve për kryerjen e krimit. Bëhet fjalë për një Range Rover të zi dhe një Hyundai të bardhë. Grupi hetimor ka zbuluar lëvizjet e automjeteve të marra me qira përmes GPS dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Pasi janë përdorur për krimin, mjetet janë dorëzuar dhe janë marrë automjete të tjera me qira, për të humbur gjurmët.

Petrit Çakraj është një person me precedentë të mëparshme kriminale ndërsa ka qenë dhe një prej dëshmitarëve kyç në atentatin e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari mbrëmjen e 12 Shtatorit 1998.

Gjithashtu Çakraj është arrestuar dhe në vitin 2017 nën dyshimet se kishte mashtruar një biznesmen në Vorë duke i marrë 4.4 milionë lekë të reja duke u prezantuar si tregtar. Çakaj i premtoi biznesmenit se do t'i siguronte mallra me çmim të lirë.

Renis Dobra është marrë peng disa metra larg shtëpisë së tij në fshatin Zenishtë të Burrelit, më pas është torturuar dhe është mbytur me litar. Trupin e 23-vjeçarit e futën në automjetin e të riut dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, me qëllim për të fshehur gjurmët.

Po ndodh...