Humbën djalin e mitur dy vite më parë në aksident, familja shqiptare kërkon të njihet me personin që jeton falë organeve të Lorencos
Më 11 gusht të këtij viti, u bënë plot dy vite nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike të 16-vjeçarit shqiptar Lorenzo Çela, i cili vdiq pas aksidentit të rëndë që pësoi teksa udhëtonte me të dashurën e tij dhe mamanë e kësaj të fundit. Ndonëse zemra e “tradhtoi”, familja e Lorenzos vendosi që të dhuronte organet e djalit të tyre, ndërsa sot dy vite pas transplantit, ata duan të njihen me personin që jeton sot falë organeve të dhuruara.Më 11 gusht të këtij viti, u bënë plot dy vite nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike të 16-vjeçarit shqiptar Lorenzo Çela, i cili vdiq pas aksidentit të rëndë që pësoi teksa udhëtonte me të dashurën e tij dhe mamanë e kësaj të fundit. Ndonëse zemra e “tradhtoi”, familja e Lorenzos vendosi që të dhuronte organet e djalit të tyre, ndërsa sot dy vite pas transplantit, ata duan të njihen me personin që jeton sot falë organeve të dhuruara.
Përmes një postimi të bërë në rrjet, ka reaguar zemërthyer mamaja e Lorenzos e cila ka jetuar dy vite pa vogëlushin e saj, mirëpo ajo që mund t’i japë forcë në këto momente të vështira është të zbulojë se kush po jeton falë organeve të të birit.
“Sot do të doja të shprehja një dëshirë dhe t'u kërkoja marrësit të organeve të djalit tim Lorenzo, edhe pse është pothuajse e pamundur, t'ju takonin. Transplantimi i organeve u krye natën midis 12 dhe 13 gushtit 2024, në Spitalin Civil të Brescias” shkruan mamaja e Lorenzos në një postim të ndarë së fundmi në rrjet.
Me lot në sy e një dhimbje të papërshkrueshme për vdekjen e nipit të ri në lule të rinisë, ka reaguar dhe xhaxhai i Lorenzos. Po ashtu, xhaxhai i Lorenzos e kujton mes lotësh 16-vjeçarin si djalin që e donin të gjithë, ndërsa shton se që nga dita kur adoleshenti u nda nga jeta, në familjen e tyre ka mbizotëruar errësira.
“Ti ishe djali që të gjithë donin, ti ishe dashuria e familjes sonë, tani në familjen tonë ka vetëm heshtje dhe errësirë, xhaxhai të do si gjithmonë, fundja çfarë fryme... Do të të kujtoj gjithmonë, Zemra ime na tha Shpirtin, o djali na helmon, zemrën o jeta ime ti”shkruan xhaxhai i Lorenzos.
Kujtojmë se aksidenti fatal i ndodhur në një mbrëmje të gushtit të 2024, në via Mantova, në kufirin mes Lonato dhe Castiglione delle Stiviere, i shkaktoi Lorenzos 16-vjeçar plagë aq të rëndë, të cilave ai nuk i përballoi dot, e mbylli sytë përgjithmonë në një moshë delikate duke tronditur kështu të gjithë komunitetin shqiptar në Itali e jo vetëm.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128