Flakët përfshijnë malin e Tërbunit në Pukë, era përhap zjarrin. Ngrihen dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme

14 August 2026, 15:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Flakët përfshijnë malin e Tërbunit në Pukë, era

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të premteje në sipërfaqet pyjore të malit të Tërbunit në Pukë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur në zonën e vatrës, por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve për automjetet kanë penguar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë.

Aktualisht, zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore për të izoluar flakët në njërën anë të vatrës dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat, stanet e bagëtive apo linjat e tensionit të lartë në zonë.

Ndërkohë, për shkak të rrethanave në të cilat ka nisur zjarri, dyshohet se vatra në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit mund të jetë e qëllimshme.

Për këtë arsye është ngritur një grup hetimor, i cili ka nisur verifikimet në malin e Tërbunit për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe nëse pas tij qëndron zjarrvënia e qëllimshme.

Po ndodh...