Një bebush i dytë po vjen? Nuk ka më dyshime, Kiara Tito i përgjigjet pyetjeve për shtatzaninë

14 August 2026, 14:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Mjaftoi një foto me barkun te dora, që rrjeti të “shpërthente” në aludime se Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të dytë! Mirëpo, si qëndron e vërteta pas asaj foto të shkrepur në natyrë?!

Ka qenë vetë Kiara ajo e cila ka vendosur që t’i përgjigjet njëherë e mirë këtyre aludimeve dhe të vendosë pikën mbi “i”. Ka qenë një ndjekëse ajo e cila ka pyetur në llogarinë e saj në Instagram nëse është në pritje të ëmbël apo jo.

“A je shtatzënë. Të lutem kthe përgjigje”, ishte kjo pyetja e ndjekëses, ndërkohë që moderatoja ia ka kthyer publikisht që “JO”.

Epra, asnjë bebush i dytë për momentin nuk është duke ardhur! Ndonëse vetë Kiara dhe Luizi e kanë thënë disa herë që kërkojnë të kenë një familje të madhe. 

Po ndodh...