Konfirmimi i Eric Wendt si ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, çfarë pritet që nga shtatori

Gjenerali në pension Eric Wendt është konfirmuar përfundimisht si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Shqipëri, me qeverinë shqiptare që e ka mirëpritur emërimin e tij.
Wendt pritet të marrë detyrën e tij në Tiranë që në fillim të muajit shtatir, ku do të përqendrohet në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë SHBA-Shqipëri, mbështetjen e një aleance më të fortë të NATO-s dhe promovimin e lidhjeve më të ngushta ekonomike midis dy vendeve.
Në kornizën që paraqiti para Senatin për prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri, Gjenerali i mëshoi luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe Shtetit Ligjot. Ai për të gjitha këto objektiva theksoi partneritetin e SHBA me SPAK, strukturë e cila me ardhjen e tij do të ketë një shpërthim për të çuar para drejtësisë Kastën e korruptuar dhe të kriminalizuar politike të 36 viteve të fundit.
Wend vjen në vendin tonë në një klimë zgjimi të shoqerisë shqiptare. Prej 75 ditësh mijëra dhe qindra mijë qytetarë kanë dalë në shesh dhe rrugë duke kërkuar rrëzimin e kastës se korruptuar politike, (Rama në burg, Berisha në burg), dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, krijimin e një qeverie 12 mujore jo partiake, çlirimin e votës nëpërmjet një Reforme Zgjedhore e cila rikthen përfaqësimin e popullit në parlament, rikthimin e referendumeve, ligj për partitë politike dhe financimin e tyre, zhbërjen e ligjeve klienteliste "strategjike", atë për zinat e mbrojtura, vetëm 2 mandate për kryeministrat dhe president nga populli.
Gjithashtu duhet theksuar se emërimi i tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mbeten të përqendruara ngushtësisht në bashkëpunimin për mbrojtjen dhe sigurinë, me Shqipërinë që është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe një partnere e gjatë e SHBA-së në rajon. Prandaj, përvoja ushtarake e Wendt është veçanërisht e rëndësishme për rolin, pasi Uashingtoni dhe Tirana vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje të fortë sigurisë kolektive dhe rolit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor./Alfapress.al
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128