Kuvendi i Kosovës/ PDK dhe AAK sfidojnë Avni Deharin, kërkojnë rinisjen e seancës në orën 11:00

14 August 2026, 09:45 / KOSOVA ALFA PRESS

Kuvendi i Kosovës/ PDK dhe AAK sfidojnë Avni Deharin,

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK kanë njoftuar se do të jenë sot të pranishëm në sallën e Kuvendit në orën 11:00, orar në të cilin kanë kërkuar zyrtarisht vazhdimin e seancës konstituive.  

Të dyja subjektet opozitare i kanë bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë punimet e Kuvendit në këtë orë për të vijuar me procedurat e mbetura pezull.

Mbetet për t'u parë nëse kryesuesi do ta pranojë kërkesën e dy grupeve parlamentare për zhvillimin e seancës në orarin e propozuar prej tyre.

Po ndodh...