Kthjellime, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, parashikimi i motit për këtë të Premte

14 August 2026, 08:15 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kthjellime, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, parashikimi i

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët,vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

 

Po ndodh...