Përkeqësohet situata nga zjarret në Lurë, flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikohen banesat

14 August 2026, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata raportohet e përkeqësuar, veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po i afrohet banesave.

Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri ndërhyrja po vijon me dy avionë. Në operacion janë përfshirë edhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, të Bashkisë Dibër, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policisë, si dhe banorë të zonës.

Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë. Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

Po ndodh...