Konsultimet/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj, kundër bashkimit me Vlorën: Bashkia duhet të mbetet e pavarur

14 August 2026, 12:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në fokus të diskutimeve ka qenë projekti për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kësaj nisme, duke argumentuar se Selenica duhet të vijojë të funksionojë si njësi vendore më vete.

Sipas Bellajt, bashkimi me Vlorën do të cenonte përfaqësimin e banorëve dhe do të ndikonte në zhvillimin e zonës. Ai theksoi se Selenica ka identitetin, territorin dhe nevojat e saj specifike, të cilat kërkojnë, sipas tij, një administrim të pavarur.

Kryebashkiaku deklaroi se do të vijojë të kundërshtojë projektin e bashkimit dhe të mbrojë interesat e banorëve të Bashkisë Selenicë.

Diskutimi për riorganizimin territorial pritet të vijojë edhe në kuadër të konsultimeve dhe qëndrimeve të njësive vendore të prekura nga propozimi.

Po ndodh...