Nis gara për hetuesit e rinj të BKH-së/ SPAK bën shpalljen publike: Kush mund të aplikojë për t'u bërë pjesë e FBI-së shqiptare
Ditën e sotme Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur procedurën e konkurrimit të hapur për 40 vende vakante, në profilin e përgjithshëm të hetuesit. Ndërsa bëhet me dije se afati i palikimeve nis nga dita e sotme, momenti kur njoftimi është bërë publik e zgjat deri më 14.09.2026, në orën 16:00.
Nga ana e institucionit bëhet me dije se të gjithë personat që kanë interes për apliakuar për këtë pozicion, duhet plotësojë njëkohësisht kriteret e renditura më poshtë:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë arsim të lartë policor, drejtësi, kontabilitet ose arsim të lartë në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së, nga një universitet vendas ose i huaj; për diplomat e huaja paraqitet njohja/njësimi sipas legjislacionit në fuqi;
c) të ketë më shumë se 1 (një) vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e BKH-së;
ç) të plotësojë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës të parashikuara nga ligji nr. 95/2016;
d) të mos ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë ose ndalimit ligjor për emërim;
dh) të kalojë me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes, kontrollin mjekësor, vlerësimin psikologjik dhe trajnimin bazë.
Po ashtu bëhet me dije se të gjithë aplikantët duhet të njihen paraprakisht me kushtete mëposhtme dhe të dakordësohet me to, të tilla si:
-Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas përfundimit të trajnimit të nevojshëm dhe emërimit në detyrë, shërben për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) vjet pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, me përjashtim të rasteve të shkarkimit sipas nenit 41 të ligjit nr. 95/2016.
-Përpara emërimit, kandidati nënshkruan deklaratat përkatëse me shkrim për heqjen dorë nga pritshmëria për jetë private në telekomunikimet vetjake dhe në të dhënat financiare, sipas shtojcave B1 dhe B2 të ligjit nr. 95/2016. Deklaratën përkatëse, sipas shtojcës B3 të këtij ligji, e nënshkruajnë edhe anëtarët e afërt të familjes. Llogaritë financiare dhe telekomunikimet vetjake i nënshtrohen kontrollit periodik, në përputhje me kreun VIII të ligjit nr. 95/2016.
-Pas emërimit, hetuesi pajiset me telefon celular, numër telefoni dhe adresë poste elektronike zyrtare dhe përdor vetëm këto mjete komunikimi elektronik, sipas nenit 48 të ligjit nr. 95/2016.
-Hetuesi duhet të marrë notë kaluese në testin konjitiv, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik dhe në testimin e aftësive fizike, si parakusht për rinovimin e emërimit çdo dy vjet, si dhe jep pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit çdo dy vjet, sipas nenit 38, pika 6, të ligjit nr. 95/2016.
-Hetuesi është subjekt i detyrimit për deklarimin dhe kontrollin periodik vjetor të pasurisë, të detyrimeve financiare dhe të interesave privatë, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016.
- Paga e hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit përbëhet nga paga bazë, e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga shtesa për vjetërsi në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim, dhe nga shtesa për vështirësi pune në masën 70 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme. Hetuesi përfiton të njëjtin trajtim që përfitojnë punonjësit e Policisë së Shtetit, sipas nenit 40/1 të ligjit nr. 95/2016 dhe legjislacionit në fuqi.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128