Rikthehet aleanca Trump-Musk? Miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për zgjedhjet e nëntorit
Elon Musk dhe Donald Trump duket se po lënë pas përplasjen e fortë publike të vitit të kaluar dhe po rikthejnë gradualisht komunikimin. Afrimi i ri mes presidentit amerikan dhe miliarderit po shoqërohet edhe me një angazhim të madh financiar për zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.
Sipas personave të njohur me planifikimin, të cituar nga The Wall Street Journal, Musk planifikon të japë të paktën 100 milionë dollarë për America PAC, komitetin politik që ai krijoi për të mbështetur Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Paratë pritet të përdoren për mobilizimin e votuesve republikanë në shtetet kyçe, ndërsa partia do të përpiqet të ruajë kontrollin e Kongresit
Marrëdhënia mes Trump dhe Musk ishte ndër më të afërtat gjatë fushatës së vitit 2024, por vetëm disa muaj më vonë dy figurat u përfshinë në një konflikt të hapur publik.
Rikthimi i komunikimit ka ndodhur gradualisht përmes telefonatave, miqve të përbashkët, takimeve në Mar-a-Lago dhe kontakteve në Shtëpinë e Bardhë.
Një moment i rëndësishëm ishte udhëtimi i Musk në Kinë si pjesë e delegacionit amerikan. Gjatë fluturimit me Air Force One, atmosfera mes tij dhe Trump u përshkrua si miqësore. Musk diskutoi me presidentin për planet për ndërtimin e fabrikave të reja në SHBA, ndërsa Trump e pyeti për një prej djemve të tij dhe për një lëshim rakete të SpaceX.
Gjatë atij udhëtimi, Musk i përcolli ekipit të Trump edhe planin për të financuar republikanët në zgjedhjet e mesmandatit. Megjithatë, marrëdhënia nuk duket se është kthyer në nivelin e vitit 2024. Sipas burimeve, dy burrat flasin pothuajse një herë në muaj dhe diskutojnë tema si inteligjenca artificiale, Kina dhe zhvillimet ndërkombëtare.
Përplasja mes tyre u bë publike në qershor të vitit 2025. Musk sulmoi Trump në X, ndërsa presidenti amerikan iu përgjigj në Truth Social dhe kërcënoi me anulimin e kontratave qeveritare për kompanitë e miliarderit.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128