Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit

14 August 2026, 14:31 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u martuan në rezidencën e tyre prej 30 milionë paundësh (rreth 34.5 milionë euro), me vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre.

Çifti i famshëm i kanë dhënë fund një dekade lidhjeje, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni tepër private në rezidencën luksoze të futbollistit në Quinta da Marina, pranë Lisbonës.

Çifti u martua më 11 gusht, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara nga mediat portugeze, në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan The Sun.

Mes dëshmitarëve ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll.

 

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e familjes së ngushtë të Ronaldos. Nëna e tij, Dolores Aveiro, si dhe motrat Katia e Elma dhe vëllai Hugo, nuk ishin të pranishëm në ceremoninë intime.

Megjithatë, Dolores e ka mbështetur publikisht martesën e të birit, duke reaguar me një zemër në postimin e tij. Ronaldo dhe Georgina, të cilët janë bashkë prej rreth dhjetë vitesh, kanë vendosur gjithashtu të ruajnë mbiemrat e tyre pas martesës.

Një ditë para ceremonisë, ata kishin nënshkruar edhe marrëveshjen paramartesore për ndarjen e pasurive.

 

Po ndodh...