“Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!”/ Nis protesta e 76-të, diaspora marshon drejt Kryeministrisë: Atdheu i yni, jo i tradhtarëve!
14 August 2026, 20:08 / POLITIKË
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 76-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Kësaj radhe, tubimit i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora.
Të rinjtë e ardhur nga jashtë vendit janë grumbulluar fillimisht te zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej”, me destinacion përfundimtar godinën e Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe mbështetëse për lëvizjen qytetare dhe thirrje për ndryshim politik në vend, mes të cilave bien në sy: “Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!”, “Larg në distancë, bashkë në qëndresë!”, etj.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Nga Adri Nurellari
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128