Shtetëzimi” i dializës zgjat pak, 49 mln € sërish për privatin

Në fund të muajit të kaluar, qeveria shqiptare njoftoi shtetëzimin e shërbimit të dializës pas përfundimit të konçesionit 10 vjeçar.
Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ngarkoi Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit për të ofruar jo vetëm dializën, por edhe kontrollin bazë mjekësor të popullatës, që ndryshe njihet si check up.
"Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti," deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në datën 30 korrik.
Por qeveria ka vendosur sërish nënkontraktimin e shërbimit, këtë herë për katër vjet.
Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit shpalli në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, një tender me vlerë 4.6 miliardë lekë ose rreth 49 milionë euro për ofrimin e shërbimit të dializës në pesë spitalet publike, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan për një periudhë 4 vjeçare.

Përmes kësaj proçedure, qeveria privatizon sërish shërbimin e dializës duke zgjedhur një privat, i cili do ta ofrojë këtë shërbim për 4 vitet e ardhshme, kundrejt 49 milionë eurove.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128