Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, gjykata dënon me burg autorin

14 August 2026, 23:16 / KOSOVA ALFA PRESS
Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, gjykata dënon me burg

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Skender Llugiqit, i dyshuar se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Llugiqi, pak ditë më parë, gjatë qëndrimit në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte hapur për pritjen e mërgimtarëve, kishte bërë thirrje për pushkatimin e Haradinajt.

Pas deklaratës së tij në Parlament, rasti i Llugiqit ka ngjallur reagime të shumta publike dhe politike.

Po ndodh...