100 mijë euro në muaj dhe një shtëpi luksoze në Madrid, Georgina “fërkon duart” në rast se divorcohet nga Cristiano Ronaldo
15 August 2026, 19:41 / SHOWBIZ
Martesa e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodriguez ishte ngjarja e momentit në mediat rozë. Sulmuesi portugez i tha fund kështu beqarisë dhe çoi në një tjetër nivel marrëdhënien e tij me bukuroshen argjentinase.
“MARCA”, shkruan se ekziston një marrëveshje në parim mes dyshes, nëse ata i drejtohen divorcit, në rastin më të keq.
Bëhet fjalë për një shumë që prek 100 mijë eurot që do të shkojnë në llogari të Georginës çdo muaj.
Po ashtu, partnerja e CR7-tës do të përfitojë edhe një shtëpi luksoze në La Fianca në Madrid.
Arsyeja e kësaj marrëveshje mes çiftit, bëhet për shkak se portugezi kërkon të mbrojë fëmijët e tij dhe të shmang procedurat ligjore në rast divorci.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128